Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Parlamenti Europian tryezë për energjinë: HEC-et kyçe për ekonominë në Shqipëri
Jesus Lavina, shefi i Qendrës për Ekspertizë në Mjedis dhe Zhvillim Rajonal pranë Komisionit Europian, thotë se rezistenca ndaj zhvillimit të projekteve hidrike të energjisë duhet të marrë parasysh nevojën që ka Shqiperia dhe Ballkani për energji elektrike, si një mjet për të mbështetur ekonominë. Sipas tij, kjo formë e energjisë, së bashku me energjitë e tjera të rinovueshme, është alternativa e duhur përballë centraleve që 'vrasin' mjedisin.
Kërkesa për të ngritur kapacitete të reja prodhuese është emergjente për të përballuar kërkesën në rritje për energji; po ashtu thelbësor është krijimi i një strategjie të qartë për mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen e komuniteteve në dialog.
Këto janë mesazhet kryesore që dolën nga një takim i zhvilluar në Parlamentin Europian mbi Hidrocentralet në Shqipëri dhe Ballkan.
“Situata është kjo. Kërkesa për energji në Ballkan është e lidhur me rritjen ekonomike dhe me plot gjasa, sasia e energjisë së ofruar deri tani nuk do të jetë e mjaftueshme për të ardhmen. Nëse shikojmë me kujdes në Ballkan, gjysma e energjisë elektrike vjen nga hidrocentralet, por gjysma tjetër vjen nga centralet me energji termike. Nuk kam dëgjuar për problemet që vijnë nga ndotja e ajrit. Eliminimi i ndotjes duhet të jetë një nga prioritetet në rajon”, tha Lavina.
Në foto: Jesus Lavina/Google
Argumenti i kontributit në ekonomi mbështetet edhe nga rasti i Shqipërisë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se prodhimi i energjisë elektrike mbajti peshën kryesore në rritjen ekonomike prej 4.3% të vendit gjatë 9-mujorit të vitit 2018, duke e rritur ekonominë shqiptare me ritmin më të lartë në rajon.
INSTAT ka publikuar së fundmi të dhënat e prodhimit të energjisë në vend, ku prodhuesit nga HEC-et privatë zënë tashmë 1/3 e prodhimit në shkallë vendi, që i mundëson Shqipërisë të plotësojë kërkesat e konsumatorëve për energji dhe të realizojë një bilanc të konsiderueshëm pozitiv mes importit dhe eksportit të energjisë elektrike.
Sipas diplomatit të Misionit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Adrian Mara, nevoja për impiante të reja të prodhimit të energjisë është emergjente përballë vjetërsisë dhe mungesës së investimit në strukturat ekzistuese publike.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë burime të larta ujore, që llogariten në rreth 10600 metra kub për person, që është dyfishi i mesatares europiane. Rreth 90% e kapacitetit të instaluar hidrik të rajonit është ndërtuar para vitit 1990 dhe disa madje para vitit 1955. Me këtë infrastrukturë që po vjetërohet dhe është e rrezikuar pas vitesh të tëra të nëninvestuara, ka një nevojë për studime se si të veprohet, për të shpëtuar kontributin aktual që energjia hidrike jep në rajon. Duke marrë parasysh kapacitetin e limituar që mund të arrihet duke përmirësuar strukturat ekzistuese dhe për të përmbushur kërkesat në rritje për energji, duhet të zhvillohen burime të reja përgjatë rajonit. Madje ka një konsensus shkencor që Ballkani Perëndimor ka nevojë për të dyja, si burime të reja energjie, po ashtu edhe një strategji për zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë hidrike, për të qenë miqësor me mjedisin”, deklaroi Mara.
Në 10 vitet e fundit, kapaciteti prodhues i vendit është rritur me 35%, pas vendosjes në punë të 93 hidrocentraleve të vogla dhe të mesme, që i përkasin 73 kontratave koncesionare. Megjithatë, mbi 65% e kontratave të lidhura për ndërtimin e HEC-eve nuk janë ende operative për arsye të ndryshme, çka ka shtyrë edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të nisë një proces masiv rishikimi.
Propozimet për të zgjidhur këto problematika të hasura kanë ardhur nga shumë grupe interesi e shoqata, por edhe përmes përpjekjeve të strukturave europiane.
“Ne kemi bërë një studim të sektorit të energjisë, pas kërkesës së vendeve të Ballkanit, për të hartuar një strategji për zhvillimin e këtij sektori. Dolëm me disa parime thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë hidrike, që përfshijnë disponueshmërinë e ujit, impaktin e ndryshimit klimatik, angazhimin e komuniteteve lokale, analizimin e saktë të ndikimit mjedisor dhe social, si dhe planifikimin e gjerë, përmes direktivave dhe planeve për menaxhimin e lumenjve, jo për 2500 projekte hidrocentralesh të vogla një më një, por duhet të kemi një përqasje më të përgjithshme.Qëndrimi ynë për HEC-et e vegjël është i qartë. Në qendër duhet të jetë konsultimi me komunitetet lokale. Edhe sipërmarrjet duhet të përpiqen të gjejnë zgjidhje dhe të dëgjojnë zërin e komuniteteve lokale. Mendoj se problemi është përtej energjisë hidrike. Në fund duhet të jetë një vendim sovran i vendeve, që duhet të jetë mbi bazën e të dhënave“, tha Jesus Lavina.
Mbi këto rekomandime bazohet edhe platforma e KonfindustrisëShqiptare për përballjen me problematikat mjedisore të ndërtimit të HEC-eve në realitetin e Shqipërisë. Ky draft u prezantua në takim nga kreu i saj, Gjergj Buxhuku i cili vuri theksin në veprimet e menjëhershme dhe masat afatgjata që propozon platforma, si kontrollin e përhershëm profesional nga agjencitë shtetërore të zbatimit të kushteve të gjithë kontratave koncesionare në zbatim ku ka filluar investimi fizik në terren dhe pasqyrimin në një sistem publik bazë të dhënash (database), përmirësimi i legjislacionit mjedisor në fuqi, eliminimin e ofertave të pakërkuara, ndërtimin e planeve urbanistike sipas standardeve ndërkombëtare për të gjithë zonat e mbrojtura dhe ato me potencial zhvillimi turistik, krijimin e një ministrie të posaçme për Mbrojtjen e Mjedisit si dhe optimizmin e fushatave ndërgjegjësuese.
Opinioni i përbashkët i të gjithë folësve në panele ishte fakti se duhet të fuqizohet roli i konsultimit publik, në mënyrë që të dëgjohen problematikat e komuniteteve ku shtrihen projektet e energjisë hidrike.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38