Flash News

KRYESORE

Parlamenti grek miraton marrëveshjen për emrin e Maqedonisë, ekstremistët protesta të dhunshme, sulmojnë makinat e deputetëve

Parlamenti grek miraton marrëveshjen për emrin e Maqedonisë,

Parlamenti grek ka miratuar mes tensionesh marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit sa i takon çështjes së emrit. Pro marrëveshjes votuan 153 deputetë ndërsa 127 të tjerë kundër.

Koalicionin Syriza-Anel konfirmoi shumicën ndërsa votat kundër ishin ato të opozitës teksa komunistët u larguan nga salla. Kundër marrëveshjes u shpreh edhe një deputet, anëtar i partisë Anel, i cili edhe u largua nga grupi parlamentar i kësaj partie.

Në kohën që brenda Parlamentit po votohej për marrëveshjen, situata jashtë ishte e tensionuar. Ekstremistët e djathtë tentuan të hynin brenda sallës së parlamentit por ka qenë ndërhyrja e policisë që shpërndau dhunshëm protestën.

Një tjetër grup protestuesish sulmuan edhe automjetet e deputetëve, të cilët po dilnin prej godinës së Parlamentit duke dëmtuar disa automjete.

Të fundit