Flash News

KRYESORE

Parlamenti i Holandës vendos sot për negociatat me Shqipërinë, i pranishëm edhe Gent Cakaj

Parlamenti i Holandës vendos sot për negociatat me

Në Parlamentin e Holandës do të diskutohet sot për progres-raportin e Komisionit Evropian, ku rekomandohet hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deputetët holandezë do të diskutojnë dhe do të marrin vendim nëse Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Rezultati i votimit nuk mund të thuhet me siguri, pasi këta deputetë votuan pak javë më parë për rikthimin e vizave me Shqipërinë, për shkak të forcimit të kriminalitetit shqiptar në Holandë. Deri më tani nuk është bërë një lidhje midis kërkesës për rikthimin e vizave dhe qëndrimit që Holanda do të mbajë për negociatat, por duke patur parasysh edhe precedentin e vitit të kaluar, kur ky shtet u shpreh kundër Shqipërisë, gjasat janë që vendimi për vizat të jetë një argument më shumë kundër vendit tonë.

Burime për Politiko.al kanë bërë gjithashtu me dije se i pranishëm në Holandë do të jetë sot edhe Gent Cakaj, ministër i Jashtëm në detyrë. Agjenda e Cakajt për këtë vizitë nuk është bërë ende publike.

Të fundit