Flash News

KRYESORE

Parlamenti i Holandës voton: ‘Jo’ hapjes së negociatave për Shqipërinë; Qeveria s’ka plotësuar 5 kriteret

Parlamenti holandez i kërkon qeverise që të mos shprehet në favor të propozimit të Komisionit Evropian për Shqiperinë, pasi thotë se vendi ynë nuk ka plotësuar pesë kushtet e vendosura nga Brukseli, ndërsa theksin e vendos tek lufta ndaj korrupsionit dhe krimit.

“Duke vënë në dukje se Shqipëria në mënyrë të qartë nuk i përmbush pesë kushtet e përcaktuara në bazë të këtij raporti të progresit, sepse nuk ka histori në reformën ligjore, në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit. Vëren se në bazë të këtij progres-raporti nuk mund të hapen negociatat për pranim. Qeveria holandeze nuk duhet të votojë në favor të propozimit të KE për hapjen e negociatave”, thuhet në mocionin e miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve të Holandës, të hartuar nga Van Helvert, Omtzigt, Anne Mulder, Van der Graaf. /TCH/

Të fundit