Flash News

KRYESORE

Parlamenti i Italisë miraton rezolutën që njeh ‘gjenocidin ndaj armenëve’

Parlamenti i Italisë miraton rezolutën që njeh ‘gjenocidin

Parlamenti i Italisë ka miratuar një mocion ku masakrat ndaj popullisë armene në vitin 1915-të njihen si gjenocid. Me 382 vota pro, asnjë kundër dhe 43 abstenime, ligjvënësit italianë i konsideruan nëpërmjet mocionit gjenocid krimet që Perandoria Osmane ushtroi ndaj popullsisë armene, në atë periudhë ende nën sundimin e saj.

Ankaraja reagoi nëpërmjet zëdhënësit të Presidencës, Ibrahim Kalın, i cili tha se ky vendim “injoron faktet historike dhe mbjell fara të reja të armiqësisë.”

Turqia refuzon t’i njoh si gjenocid ngjarjet e vitit 1915-të, ku humbën jetën 1.5 milionë njerëz, dhe për këtë arsye marrëdhëniet me Armeninë janë prej dekadash të tensionuara.

Të fundit