Flash News

KRYESORE

“Parlamenti me vrasës dhe kriminelë”, socialistët Hyseni dhe Peza ndërpresin gazetarin

“Parlamenti me vrasës dhe kriminelë”, socialistët

Gazetari Ilir Babaramo ka zhvilluar një debat me tone të larta me përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Alket Hysenin dhe Alfred Pezen në emisionin Open. Babaramo u ndërpre disa herë, kur nisi të fliste për përbërjen e parlamentit.

“Ajo që ështe shqetësuese eshte cilesia e këtij parlamenti dhe si kanë ardhur ata që janë aty. Shikoj pamje të neveritshme, sidomos kur shikon CV e tyre apo të kaluarën e tyre. Me përjashtim të 10 vetave, te tjeret nuk dinë të artikulojnë asnjë fjali. Alket (Hyseni) mos më ndërprit. Aty ka vrasës, hajdur trafikant prostitutash…”, deklaroi Babaramo.

“Është njësoj sikur të them që të gjithë gazetarët janë injorante. Të gjithë nuk janë njesoj sepse ka edhe gazetarë gjeni. Mund të ketë emra që unë nuk jam fare krenar që i kam koleg. Nuk i kam përzgjedhur unë, por ka edhe njerëz të nderuar aty si profesora”, kundërshtoi deputeti Alket Hyseni.

Të njëjtin opinion me Hysenin shprehu edhe Alfred Peza.

https://www.youtube.com/watch?v=XN33eu9jnEE

Të fundit