Flash News

KRYESORE

Parlamenti “pushtohet” nga fëmijët, deputeti i PS kërkon ndjesë nga Kuvendi: Ua kemi vështirësuar jetën!

Ditën e sotme parlamenti i shqiptar është mbushur me fëmijë dhe vendin e deputetëve e kanë zënë vogëlushët, në kuadër të festës së 1 qershorit.

Në këtë aktivitet me titull “Zhvillohet dita e fëmijëve në Kuvendin shqiptar”, ka mbajtur një fjalim të shkurtër edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në cilësinë edhe të deputetit, Ruçi ka kërkuar ndjesë për situatat e krijuara nga politika, duke ua vështirësuar jetesën fëmijëve.

“Në nuk vjen mirë kur kritikohemi, ua them me sinqeritet se u ndjeva shumë mirë kur i dëgjova ato vërejte nga zëri juaj dhe çiltërsia juaj. Nuk ka Kushtetutë në botë që të japë rekomandime e të formulojë detyrime më të drejta se sa mesazhet që ju dhatë sot. Ju kërkoj ndjesë nëna e baballarë që disa herë ua vështirësojmë jetën, në vend që të bëjmë ligje më të mira.

Ndjesë mësuesve që edhe pse jemi të përkushtuar shkollës, jeni përkushtuar edukimit edhe ne si deputetë kemi ende shumë për të bërë për tju lehtësuar misionin tuaj”, u shpreh Ruçi.

Të fundit