Flash News

KRYESORE

“Parlamenti vdiq, rroftë mejhania”, Vasili reagon lidhur me ligjin për Teatrin

“Parlamenti vdiq, rroftë mejhania”, Vasili reagon lidhur me

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar maxhorancën se e ka kthyer Kuvendin e Shqipërisë në mejhane.

Vasili thekson se dekreti i Presidentit për Teatrin u shqyrtua në komisionin përkatës në orën 10 dhe e futën në seancë plenare pas një ore, në 11.00. Ai shton se maxhoranca e përdhosi parlamentin që të mos vonohet vjedhja e teatrit.

“Kthejnë parlamentin në mejhane,që të vjedhin Teatrin. Kuvendi i Shqipërisë u kthye përfundimisht në mejhane. Dekreti i Presidentit për Teatrin u shqyrtua në komisionin përkatës në ora 10 dhe e fusin në seancë plenare pas një ore, në 11.00.

Edhe flasin për parlament këta mejhanexhinj vrimash. Hajdutët qeveritarë, bashkiakë e gjithë ç’janë u dhanë urdhër dhe këta e përdhosen parlamentin që vjedhja e teatrit të mos vonohet asnjë sekondë. Parlamenti vdiq, rroftë mejhania”, shkruan Vasili.

Të fundit