Flash News

KRYESORE

"Parlamenti vuan nga korrupsioni dhe konflikti i interesit", studimi i ISP: 94% e shqiptarëve kërkojnë ligj për ndalimin e "të fortëve" në Kuvend

Një sondazh i Institutit të Studimeve Politike për monitorimin e Kuvendit nga 2017-2020, ka vënë në dukje se qytetarët janë kundër karrierës politike të “të fortëve” dhe prurjeve imponuese nga biznesi. Mbi 94% e qytetarëve kërkojnë ligj për ndalimin e zgjedhjes të “të fortëve” në parlament dhe mbi 75% e qytetarëve mendojnë se deputetët biznesmenë fokusohen në interesat e tyre ekonomike.

Shumica absolute e qytetarëve janë kritikë me legjislaturën aktuale parlamentare. Mbi 80% e tyre deklarojnë se parlamenti vuan nga korrupsioni dhe konflikti i interesit, ndërsa 82% e qytetarëve vlerësuan se deputetët janë nën nivelin kulturor mesatar të popullsisë, vlerësimi më i lartë kritik i dhënë për deputetët në vite.

[caption id="attachment_409217" align="aligncenter" width="615"] Deputetë elitë apo nën nivelin mesatar të shoqërisë?[/caption]

[caption id="attachment_409220" align="aligncenter" width="634"] 80% e qytetarëve mendojnë se parlamenti "vuan" nga korrupsioni dhe konflikti i interesit[/caption]

Pjesa që mendon ndryshe dhe që përkrah cilësinë e parlamentit aktual është minimale, vetëm 12% ose 6.5 herë më e vogël sesa pjesa kritike.

Mbi 86% e personave të anketuar mendojnë se deputetët nuk mbrojnë interesat e qytetarëve, dhe si rrjedhojë, mbi 75% e qytetarëve janë kundër rizgjedhjes së deputetëve aktualë në zgjedhjet 2021. Në total, 65% e qytetarëve, ose një e treta e tyre, ndajnë mendim kritik, duke i akuzuar deputetët për aktivitet jo transparent dhe jo llogaridhënës.

[caption id="attachment_409218" align="aligncenter" width="620"] Deputetët janë jo transparent dhe jo llogaridhënës në aktivitetin e tyre[/caption]

Vlerësimi kritik vjen në kundërshtim me pretendimet e vetë deputetëve, të Kuvendit dhe të partive politike të përfaqësuara aty. Nga ana tjetër fakti se vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve (16%) ndan vlerësim pozitiv, është tregues se pjesëmarrësit në anketim përfaqësojnë një spektër të gjerë politik dhe nuk kanë identitete politike e ideologjike.

Por, a paragjykohen deputetët shqiptar?

Shumica absolute e qytetarëve, pra 64 % e tyre janë kundër kësaj teze. Ata besojnë se deputetët nuk paragjykohen apriori për punën e tyre dhe sepse ata nuk janë të ndershëm, është një tregues kritik për rënien e besimit qytetar tek politika, parlament, partitë politike dhe në rastin konkret, edhe në funksionet dhe institucionin e deputetit. Ndërkaq, rreth 16% e qytetarëve nuk kanë një përgjigje të qartë për të dhënë vlerësime pozitive ose negative.

 

Të fundit