Flash News

KRYESORE

Parodia tek ERTV, gazetari i Ramës pyet zëvendësministrin: Do ta rishikoni ligjin e arsimit të lartë?

Parodia tek ERTV, gazetari i Ramës pyet zëvendësministrin: Do ta

Tashmë nuk është më çudi, thuajse çdo ditë në televizionin që transmeton aktivitetet e kryeministrit Rama, ERTV, shfaqen edhe intervista ekskluzive të përfaqësuesve të lartë të qeverisë dhe mazhorancës.

Mbrëmjen e sotme i ftuar përballë përfaqësuesit të zyrës së shtypit të kryeministrit, i natyralizuar si gazetar, ishte zëvendësministri i Arsimit Ervin Demo për të folur “mbi ecurinë në zbatimin e Reformës së Arsimit të Lartë dhe sfidat e autonomisë së zgjeruar universitare si rezultat i kësaj reforme rrënjësore”.

Por parodia qëndron tek pyetjet që përfaqësuesi i zyrës së shtypit të kryeministrit, i natyralizuar si gazetar, i drejtonte zëvendësministrit.

Duke ju referuar debatit dhe kërkesave të pedagogëve të ngritura ditët e fundit, një nga pyetjet ishte nëse qeveria do ta rishikojë ligjin e arsimit të lartë? Qesharakja qëndron pikërisht tek ndryshimi i ligjit. Përfaqësuesi i zyrës së shtypit të kryeministrit, i natyralizuar si gazetar, pyet zëvendësministrin për ndryshimin e ligjit, një kompetencë kjo Këshillit të Ministrave të drejtuar nga Rama.

Dhe për ata që kanë merak përgjigjen e zëvendësministrit ishte se ndryshimi i ligjit nuk ka sens.

Të fundit