Flash News

KRYESORE

Parodizuan këngën fituese të Eurovizionit me protestat në Gaza, Izraeli depoziton ankesën

Parodizuan këngën fituese të Eurovizionit me protestat në

Kënga fituese e Eurovizionit nga Netta Barzilai, e titulluar “Toy”, u transmetua në formën e parodisë këtë të shtunë gjatë një shfaqjeje satirike, e cila bënte paralel dhunën e përdorur në kufirin e Gazës, ku 60 palestinezë u vranë nga forcat izraelite.

Ndërkohë, Ambasada izraelite në Hollandë ka depozituar një ankesë në lidhje me parodinë e këngës fituese të Izraelit në Eurovizion pasi sipas tyre kritikon politikat izraelite dhe nxit akuzat për anti-semitizëm.

Ambasadori izraelit në Hollandë, Aviv Shir-On tha për gazetën hollandeze “NRC” se përmbajtja e këngës ishte brutale dhe ofensive dhe se programi “paketon stereotipe anti-semite si shaka”.

Kënga e performuar në shfaqjen “Sanne Wallis de Vries” nga Martine Sandifort, nis me imitimin e kakarisjes së pulave, dalluese e këngëtares Netta, por më pas përdor imazhe fjalësh ku dallojnë protestat palestineze kundër trupave izraelite.

Por, producentët e shfaqjes këmbëngulin se kënga nuk shenjëstron komunitetin hebre.

Të fundit