Flash News

KRYESORE

Parteneret sherr me njëra-tjetren, sqarohen Musa dhe Danjeli

Parteneret sherr me njëra-tjetren, sqarohen Musa dhe Danjeli

Danjeli kërkon të sqarohet me Musën në lidhje me debatet e shfaqura rishtazi mes tyre e në qendër të sqarimit është pretendimi i Donës, mbështetur dhe nga Fiorentina se ai e ka provokuar duke i thënë që “është shumë mirë nga mbrapa”.

Musa i paraprin duke i thënë se ai nuk ja merr për keq atë që i ka thënë Donës, por se i vjen inat që ai e mohon këtë.

Danjeli thotë se nuk i ka thënë asgjë me të keq Donës sepse “nuk është në kulturën e tij”.

“Mos e bëj fakt të konfirmuar atë. Unë nuk e kam bërë asnjëherë atë gjë, as këtu dhe as jashtë se nuk është në kulturën time”, i thotë Danjeli.

Më pas ai i thotë se Musa gaboi duke përfshirë edhe Fiorentinën para se të sqaronin këtë diskutim me njëri-tjetrin.

“S’më intereson as ti, as Fiorentina. Sqarimi mes meje dhe teje ka të bëjë përsa i përket asaj që unë s’e kam bërë fare, por ti more Fiorentinë dhe i vure vulën”, thotë Danjeli.

Të njëjtën gjë përsërit edhe Musa, që i jep edhe ai versionin e tij për pretendimin e Olsit se ka ngacmuar Fotininë po nga të pasmet.

“Të them një gjë, unë nuk e vras mendjen për asnjë çift e për asnjë tjetër këtu brenda. Unë mendoj vetëm për Donën. Unë mund të kem parë Donën a Fiorentinën a Fotininë me pantallona të shkurtra dhe ti mund të jesh keqinterpretuar”, i thotë Musa.

Të fundit