Flash News

KRYESORE

Parti e re nga deputetët e dalë nga listat e LSI? Ralf Gjoni: Ka patur inkurajime

Parti e re nga deputetët e dalë nga listat e LSI? Ralf Gjoni: Ka patur

Deputeti Ralf Gjoni u është përgjigjur interesit të gazetarëve  në një dalje te Kryesia e Kuvendit, pas punimeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore teksa u pyet nëse grupi i deputetëve, të dalë nga listat e LSI pas djegies së mandateve nga ana e opozitës, do të krijojë një parti të re politike.

“Nuk kemi pasur një plan për të krijuar një parti politike për t’u futur në zgjedhje, synimi është ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Ka pasur inkurajime nga faktor të caktuar krijimin e një partie politike, por fokusi është ndryshimet në Kodin Zgjedhor.  I uroj fat të mbarë përfaqësuesve të çdo partie të re politike, por ne kemi prioritet jo krijimin e një partie politike shpejt e shpejt, por ndryshimin e kodin zgjedhor”, tha Gjoni, i cili deklaroi po ashtu se shtyrja e zgjedhjeve vendore më 30 qershor mund të jetë e mundur, por vetëm nëse kjo i shërben ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Te grupi parlamentar “I pavarur” me në krye Nimet Musain ka në përbërje: zëvendëskryetare: Edlira Hyseni sekretar politik: Enver Roshi anëtarë: Ralf Gjoni, Ediola Braha, Ylli Shehu, Aurora Mara.

Të fundit