Flash News

KRYESORE

Parti e re nga Patozi? Deputeti i PD: Nga rakia nuk lindin parti politike

Parti e re nga Patozi? Deputeti i PD: Nga rakia nuk lindin parti politike

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ironizuar lajmet për krjimin e një partie të re nga ish-nënkryetari demokrat, Astrit Patozi.

Në një intervistë për ‘Shqiptarja’, Salianji është shprehur se nga rakia nuk mund të lindin parti politike, duke ironizuar ish-deputetët Astrit Patozi dhe Ridvan Bode, teksa i referohej një takimi të tyre në Korçë.  

“Padiskutim, nuk e di se që kur quhen drekat apo darkat, apo takimet për raki, takime apo aktivitete për të krijuar parti, po e dëgjoj nga ju. Unë di që zoti Patozi dhe zoti Bode kanë qenë në 3 takime në Korçë, kanë qenë në Pogradec, në Devoll, kanë qenë edhe te Malo në Korçë, në të cilin unë i kam porositur për një shishe raki, ku kanë qenë duke pirë gjashtë apo shtatë veta raki. Një gjë ju siguroj, që fillimisht ka qenë një diskutim, me çfarë më thanë pjesëtarët që kanë qenë në tavolinë për bashkëpunim me partinë, për të mbeshtëtur zotin Basha dhe për të qenë bashkëpunues, dhe në fund pasi disa gotave raki kanë thënë se mund të bashkëpunohet më mirë me Ramën se sa me Berishën.  Nuk besoj se nga kjo fjali mund të lindë një parti politike. Partitë politike lindin o nëpër katedra, o nga lëvizjet shoqërore dhe kurrë nga rakia. Dhe nuk besoj se duhet të ngrihet në këtë nivel thashethemi për personazhe të politikës. Nuk besoj se nga kjo dhe nga rakia lindin parti politike. Ju siguroj për një gjë, Malo ku kanë qenë, është një demokrat i vjetër”, është shprehur Salianji.

Sot janë publikuar disa foto ku Astrit Patozi shfaqet i ulur në tavolinë me Ridvan Boden dhe ish-deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipin.

Të fundit