Flash News

KRYESORE

Partia aleate e PD ankimon regjistrimin e “Bindjes Demokratike”: KQZ ka shkelur ligjin

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, me kryetar Ylber Valterin ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor ankimin në të cilin kërkon çregjistrimin e Partisë “Bindja Demokratike”.

Sipas kësaj force politike, vendimi i gjykatës i paraqitur në KQZ nga ‘Bindja Demokratike’ është regjistruar në kundërshtim me ligjin nga KQZ.

“Vërtetimi i gjykatës, i paraqitur në KQZ nga Bindja Demokratike nuk ka marrë formë të prerë.  Duke futur në garë, në kundërshtim me ligjin për partitë dhe Kodin Zgjedhor, organizata politike të paregjistruara në Gjykatë, KQZ cenon kushtet e barabarta në zgjedhje dhe ligjshmërinë e zgjedhjeve. Kodi Zgjedhor thotë qartë se “për të marrë pjesë në zgjedhje një parti duhet të paraqesë vërtetimin e regjistrimit në gjykatë”, gjë që Bindja Demokratike nuk e ka, sepse vërtetimi i paraqitur nuk është i formës së prerë. Deri në 23 prill 2019, kur ishte afati i fundit për të dorëzuar kërkesat në KQZ, Bindja Demokratike nuk ekzistonte si parti, prandaj pranimi I saj në zgjedhje nga KQZ është I paligjshëm”, shkruhet ndër të tjera në ankimimin e PBDSH.

Të fundit