Flash News

KRYESORE

Partia Demokratike: Disponojmë përgjime, ku Edi Rama është i përfshirë në afera korruptive

Partia Demokratike: Disponojmë përgjime, ku Edi Rama është i

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, theksoi këtë të enjte se selia blu disponon informacione për përgjime të tjera si dosjet 339 dhe 184. Gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin, ai deklaroi se po verifikohen informacione që dëshmojnë korrupsion dhe krim në kupolën më të lartë të qeverisë Rama.

“Ju kam thënë që po PD disponon informacione që i ka në proces verifikimi. Duhet të kuptoni që nuk është detyrë e PD-së të kryejë hetime. Po kemi në proces verifikim informacione që dëshmojnë krim dhe korrupsion në kupolën më të lartë të qeverisë së Ramës”, sqaroi Bardhi që shtoi se në përgjime është i përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.

Edhe kryeministri. Kupola më e lartë është kryeministri. Ky nuk është sekret sepse ta ka thënë gazeta prestigjioze Bild. Ka thënë “kryeministri është kapur në përgjime duke bërë Pazar në dosjen 184. Ta ka thënë gazeta e madhe evropiane. Gazetarët evropianë flasin me fakte. Ne kemi informacionin dhe e kemi thënë edhe më parë se Edi Rama është i perfshirë në dosje që ndohen në prokurori. Jemi në proces verifikimi dhe dokumentimi”, përfundoi Bardhi.

Të fundit