Flash News

KRYESORE

Partia Demokratike drejt skenarit të mosbindjes civile, deputeti Spaho shpjegon se çfarë do të ndodhë

Partia Demokratike drejt skenarit të mosbindjes civile, deputeti Spaho

Pas takimit me aleatët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se mosbindja qytetarë është zgjedhja e vetme dhe nis që këtë javë me refuzimin e taksës së “Rrugës së Kombit” dhe me të gjithë format e mosbindjes qytetare si forma më e lartë kundër një klike që ka zaptuar pushtetin.

Duke iu referuar kësaj çështje ka folur nënkryetari i PD, Edmond Spaho, i cili ka argumentuar ky është një vendim i imponuar nga qeveria, pasi Rama nuk ka marrë parasysh asnjë nga kërkesat e Partisë Demokratikë për anulimin e taksës në Rrugën e Kombit, anulimin e skemës së TVSH për biznesin e vogël, anulimin e taksës së pronës, të taksës së ujit, si dhe futjen në skemën e ndihmës ekonomike të 20 mijë familjeve të përjashtuara.

“Ne kemi kërkuar që të anulojë taksën e Rrugës së Kombit, 5 eurot, të anulojë skemën e TVSH për përfshirjen në të të 20-30 mijë bizneseve të vogla, të anulojë taksën e pronës, taksën e ujit, të fusë në skemën e ndihmës ekonomike familjet e përjashtuara. Nëse Rama do t’i realizojë këto nuk ka arsye pse ne të themi të mos paguajnë qytetarët. Kryeministri nuk do t’i mbajë këto, kështu që rruga e vetme për ta hequr e shporrur këtë është mosbindja civile. Kuvendi është formal, qeverisja tallet me qytetarët, taksat rriten pafund, zgjedhje nuk ka”, ka thënë Spaho në emisionin  ‘5 Pyetje nga Babaramo’, në Report Tv.

Gjithashtu Spaho shtoi se asnjë institucion nuk funksionon dhe se gjithçka është një teatër i madh, ndërsa akuzoi Ramën se po tallën me hallet e qytetarëve.

Të fundit