Flash News

KRYESORE

Partia Demokratike kërkon zgjidhje të shpejtë të krizës: Pranojmë edhe qeveri të majtë, por pa Edi Ramën kryeministër

Partia Demokratike kërkon zgjidhje të shpejtë të

Ish-deputeti Edmond Spaho është shprehur se Partia Demokratike është e interesuar për të zgjidhur ngërçin politik, ku e ka çuar vendin Edi Rama.

Në emisionin ‘Real Story’, Spaho për herë të parë u shpreh se janë gati që përbërja e qeverisë tranzitore të jetë e majtë, por jo me Edi Ramën kryeministër.

“Ne ia kemi dhënë dorën [Edi Ramës] dhe i vodhi zgjedhjet. Edhe në 2017-ës, të njëjten gjë kemi thënë [qeveri teknike pa Edi Ramën kryeministër], por për hir të konjukturave, toleruam. Bëmë marrëveshjen, por Edi Rama e shkeli. Ne u nisëm për interesin e vendit, por Edi Rama nuk mbajti fjalën”, nënvizoi Spaho.

Opozita kërkon që qeveria tranzitore të përgatisë vendin për zgjedhje të përgjitshshme të parakoshme.

Edi Paloka tregon kushtin e PD-së: Rama nuk mund të ketë më rol në politikën shqiptare

Të fundit