Flash News

KRYESORE

Partia Demokratike mbështet kërkesën e organeve të Vettingut: Të miratohen ashtu siç janë

Partia Demokratike mbështet kërkesën e organeve të

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që në seancën parlamentare të mbështesë kërkesat e paraqitura nga drejtuesit e organeve të Vettingut dhe të miratohet ashtu siç i kanë paraqitur ato.

Për këtë arsye, demokratët do të paraqesin në seancë amendamentet përkatës, ndërsa do të kërkohet sqarim për të paraqitur ne seancë amendamente. Po ashtu do të kërkohet llogari për mosrespektimin e Rregullores dhe vonesat me diskutimin e dekretit të presidentit për rishqyrtimin e ligjit që parashikon importin e mbetjeve.

Gjithashtu, grupi parlamentar ka vendosur të thërrasë në interpelancë disa prej ministrave, përfshirë edhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla lidhur me problemet në arsim dhe ato me tekstet shkollore.

Brenda selisë së Partisë Demokratike ka nisur puna edhe për hartimin e platformës për reformën zgjedhore.

Më herët, PD ka paraqitur një relacion mbi strukturat administrative dhe klasifikimin e pagave për tre organet e rivlerësimit, Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, Kolegji i Apelit dhe Komisioneri Publik. 

Relacioni ka gjashtë pika, dhe thekson se cdo ndryshim në strukturat e organeve të rivlerësimit, duhet të bëhet në bashkëpunim dhe dakordësi të plotë me vetë organet e rivlerësimit.

Kuvendi duhet të mbështesë cdo kërkesë të tyre, duke shprehur në këtë mënyrë vullnetin e tij për të vënë në dispozicion të gjitha burimet njerëzore dhe financiare që çmohen të nevojshme nga ana e tyre.

Të fundit