Flash News

KRYESORE

“Partia Demokratike një organizatë e rrezikshme”, Edi Paloka i përgjigjet ashpër Taulant Ballës

“Partia Demokratike një organizatë e rrezikshme”, Edi

Pas reagimit të PS përmes një deklarate për shtyp të dhënë nga Taulant Balla, teksa këta të fundit hodhën poshtë akuzat e PD për personin që pretendohet se ka lidhje me audiopërgjimin e Agron Xhafajt, ka reaguar edhe Edi Paloka.

Kreu i grupit parlamentar i PD shkruan se “Rama i suli palacot , te pafytyret, letyrat . Misioni nuk ndryshon ; te mbrohet krimi dhe mafia duke sulmuar dhe denigruar denoncuesit e krimit. Gjithshka perseritet pa asnje ndryshim.

Postimi i plotë:

Rama i suli palacot , te pafytyret, letyrat . Misioni nuk ndryshon ; te mbrohet krimi dhe mafia duke sulmuar dhe denigruar denoncuesit e krimit. Gjithshka perseritet pa asnje ndryshim.

Sot deshmitari qe fakton lidhjen e Xhafajve me trafikun e droges u quajt “mashtrues” “me skede te rende kriminale” etj, etj.

Nderkohe u urdherua prokuroria politike te arrestoje dhe te kerkoj denimin e deshmitarit.

Kjo histori ngjan si dy pika uji me ate te Dritan Zaganit , Habilajve dhe Tahirit.

Zagani nuk ishte “me skede te rende kriminale” as “ i multidenuar” perkundrazi ishte oficer policie, por kjo nuk e pengoi Ramen qe jo vetem ta denigronte por edhe ta burgoste pasi ai guxoi te denonconte Habilajt si trafikante dhe lidhjet e tyre me Tahirin.

Sot gjithçka tha Zagani eshte vertetuar nga antimafia italiane nepermjet pergjimeve.

Rama po perdor te njejten skeme te felliqur dhe me deshmitarin e Xhafajve. Fundi do te jete i njejte, por kete here dhe per Ramen vete.

Të fundit