Flash News

KRYESORE

Partia Demokratike reagon për çështjen ‘Dajti’: Çfarë fsheh vendimi i ‘drejtësisë së re’

Partia Demokratike reagon për çështjen ‘Dajti’:

Partia Demokratike ka kritikuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që pranoi gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin, vrasësi i katër policëve në gusht të vitit 2009.

Për seline blu, kjo është drejtësia e re e kryeministri Rama që Dajti të mos dënohet me burgim të përjetshëm për çdo polic të vrarë. Sipas tyre, Edi Rama nuk ka ndërmed të luftojë krimin dhe të çojë prapa hekurave bandat, por me drejtësinë që ai kontrollon, bandat bëjmë festë

“Dritan Dajti është rasti më i freskët i listës së gjatë të vrasësve, trafikantëve, gjobëvënsve dhe kriminelëve më të rrezikshëm të liruar gjatë qeverisë së Edi Ramës! Hakmarrja për Drejtësi; Banda e Durrësit; Banda e Lushnjës;Trafikantët ndërkombëtarë të kokainës në Xibrakë”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Qëndrimi i plotë:

Dritan Dajti, qeveria, drejtësia dhe krimi janë ortakë me njëri-tjetrin!

Një nga kriminelët më të rrezikshëm në Shqipëri, vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, është lënë sot praktikisht i lirë nën kujdesin e plotë të Edi Ramës.

Drejtësia e re që ndërtoi kryeministri i mandateve të blera  nga krimi,  ka vendosur që vrasësi i 4 policëve të mos dënohet me burgim të përjetshëm për çdo polic të vrarë, siç ishte vendosur përpara se Gjykata e Lartë e Edi Ramës ta kthente çështjen për rigjykim.

Duke mbrojtur një nga kriminelët më të tmerrshëm, vrasës me pagesë, gjobëvënës, në krye të listës së te shumëkërkuarve deri në 2009-ën, drejtësia e rilindur e Edi Ramës dekurajon çdo punonjës të rendit të luftojë krimin e organizuar.

Me vendimin e drejtësisë së reformuar të Edi Ramës, vrasësit të 4 policëve gjatë operacionit për arrestimin e tij, i kanë mbetur më pak se 10 vite burg. Tani, atij i duhet të gjejë një vangjushdako për të garantuar lirinë me kusht, njësoj si Lul Berisha para zgjedhjeve.

Mesazhi është i qartë. Jo vetëm që Edi Rama nuk ka mdërmed të luftojë krimin dhe të çojë prapa hekurave bandat, por me drejtësinë që ai kontrollon, bandat bëjmë festë!

Dritan Dajti është rasti më i freskët i listës së gjatë të vrasësve, trafikantëve, gjobëvënsve dhe kriminelëve më të rrezikshëm të liruar gjatë qeverisë së Edi Ramës!

Hakmarrja për Drejtësi

Banda e Durrësit

Banda e Lushnjës

Trafikantët ndërkombëtarë të kokainës në Xibrakë

Këta jo vetëm janë të gjithë jashtë qelive të burgut, por bëjnë biznes si njerëz të nderuar të shoqërisë, pa iu prekur as qindarka nga pasuria kriminale.

Partia Demokratike dënon me ashpërsi përpjekjet e Edi Ramës për t’i dhënë zemër krimit të oganizuar me të tilla vendime të turpshme gjykatash shërbëtore të këtij sistemi që shqiptarët do ta shembin në 16 Shkurt!

Të fundit