Flash News

KRYESORE

Partia e Astrit Patozit regjistrohet me 25 kandidatë në zgjedhjet e 30 qershorit, kush është rivali i Erion Veliajt

Partia e Astrit Patozit, Bindja Demokratike është regjistruar në KQZ për të garuar në zgjedhjet vendore te 30 qershorit.

BD ka dorëzuar listën me 25 kandidatë në qytetet kryesore në vend, ndërsa për Tiranën ka kandiduar Arben Skënderin, një prej themeluesve të saj, dhe ish anëtar i kryesisë së PD.

“25 kandidatë për kryetarë bashkie dhe 50 lista për këshilltarë në të gjithë Shqipërinë. Mirënjohje dhe respekt të gjithë atyre që e mbështetën dhe e inkurajuan atë që në hapat e saj të parë!

Na prisni më 30 qershor!”, shkruan patozi në rrjetet sociale.

Lista me emrat kandidatë:

Tiranë Arben Skënderi

Kamzë Ylber Gjeta

Vlorë Valbona Mezini

Korçë Leonard Olli

Durrës Valdona Sakollari

Dibër Shkëlzen Qoka

Berat Pavllo Shkarpa

Kolonjë Fatjon Feka

Lezhë Salvador Kaçaj

Kavajë Bledar Sinella

Kukës Abedin Uruçi

Skrapar Devi Hebibasi

Bulqizë Ilir Balla

Tepelenë Gëzim Malko

Këlcyrë Shkëlqim Muho

Shijak Arben Pohumi

Gramsh Sabri Ibrahimi

Cërrik Merita Xhika

Tropojë Edison Hasanaj

Kurbin Edmond Piroli

Malesi e Madhe Pjerin Spathari

Të fundit