Flash News

KRYESORE

"Partia e Ilir Metës do ikë për skrap", LSI i përgjigjet Ballës: S'është e Presidentit! Më 25 prill ke shumë gjynahe për të larë

"Partia e Ilir Metës do ikë për skrap", LSI i

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas deklaratës së Taulant Ballës se ‘më 25 prill partia e Ilir Metës do ikë për skrap’.

Përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Endrit Braimllari, LSI thekson se kjo forcë politike nuk është e Metës, por e të rinjve. Braimllari sqaron Ballën se Meta është presidenti i të gjithë shqiptarëve, ndërkaq referuar 25 prilli, PS-në nuk do e ndihmojë asgjë për të mbushur kutitë dhe deformuar vullnetin e qytetarëve.

“Taulant, LSI nuk është e Ilir Metës sepse Ilir Meta është presidenti i të gjithë shqiptarëve. Mos ki merakun e LSI sepse sa herë që merreni me LSI, ajo rritet. LSI është e të rinjve dhe të rejave energjike të Shqipërisë, e socialistëve të ndershëm dhe jo si puna jote që more bursën e studimit në Rumani me ndihmën e babait tënd duke spiunuar socialistët e Librazhdit.

Në 25 prill, as fustanet e nuses tënde, as çantat e shtrenjta të motrës tënde, as korrupsioni i kunatit tënd, as tenderët e letrës tënde higjienikë që kurrë nuk realizohen nuk do të ndihmojnë të mbushesh kutitë dhe të deformosh vullnetin e qytetarëve. Në 25 prill, ti ke shumë gjynahe për të larë dhe shqiptarët do të ndëshkojnë me votë ty dhe gjithë farën tënde”, deklaron Braimllari.

Të fundit