Flash News

KRYESORE

Partia mbi të gjitha, ministre e Kulturës Mirela Kumbaro mbledh asamblenë e PS-së në Përmet për zgjedhjet në parti

Partia mbi të gjitha,  ministre e Kulturës Mirela Kumbaro mbledh

Pasi i ka sistemuar të gjitha punët e kulturës, dhe pas rikonfirmimit të saj në krye të Ministrisë së Kulturës në kabinetin “Rama 2”, deputetja e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, ka nisur të jetë prezente edhe në procesin e riorganizimit të Partisë Socialiste në jug. Sot ajo ka marrë pjesë në  mbledhjen e  Asamblenë së PS-së në Përmet. Në fokus të mbledhjes ishte analiza e rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit, njohja dhe zbatim i vendimeve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, mbështetja dhe angazhimi për platformën e bashkëqeverisjes me njerëzit, si dhe përgatitjet për zhvillimin e zgjedhjeve në Organizatat Socialiste. Në gjysmën e parë të muajit tetor PS do të organizojë zgjedhjet në të gjitha organizatat që nuk arritën objektivin elektoral në 25 qershor. Angazhimet politike të muajve të fundit të Kumbaros e kanë spostuar shumë atë nga kultura për të cilën është rizgjedhur në mandatin e saj të dytë. Gjithçka kulturore që ndodh në këtë vend ndodh falë nismave private dhe angazhimeve profesionale të vetë aritstëve, të cilët ankohen shpesh se nuk kanë aspak mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Fondet e artit e kulturës po shkojnë në Qakrun e Gjirokastrës, për gurët e e lapidarët e këtij qarku dhe jo  për artistët e profesinonistët më në zë të vendit.

Të fundit