Flash News

KRYESORE

Partia Socialiste dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 30 qershorit

Sot, Partia Socialiste ka dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Kërkesa mban firmën e Sekretares për Koordinim Elektoral të Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti.

Socialistët kanë të vendosur të shkojnë në zgjedhje, edhe nëse opozita nuk merr pjesë. Opozita e bashkuar ka deklaruar se do të bojkotojë zgjedhjet vendore dhe do të vijojë me protestat. Protesta kombëtare e radhës është paralajmëruar më 13 prill.

Të fundit