Flash News

KRYESORE

Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare në tetor, prezantohen zv.ministrat e rinj

Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare në tetor,

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare me datë 7 tetor. Në Asamble do të prezantohen të gjithë zv.ministrat e rinj të qeverisë “Rama 2”.

Në Asamble po ashtu mësohet se do të prezantohet platforma e koalicionit me njerëzit, detyrë që i është besuar ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

Kur  Rama i dha Tahirit detyrën e re të koordinatorit, ai u shpreh, “Do fillojmë menjëherë punën në terren duke emëruar një koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen që do jetë Saimir Tahiri, që do të thotë që platforma dixhitale e bashkëqeverisjes nuk do jetëwebsite i radhës, por mekanizëm i gjallë njerëzish që do e përdorin për të realizuar implementimin e tre pikave kyçe, njerëzit duan pastrim të gjithë mekanizmit te shtetit nga grabitqarët, duan shërbim për cdo nevojë dhe mbi çdo te drejtë që jua jep kushtetuta, ndëshkim të atyre që behën pengesë. Këto tre gjëra mund t'i realizojmë përmes bashkëqeverisjes, përfshirjes së tyre në qeveri realisht”.

Ndonëse Rama e la jashtë qeverisë ish-ministrin Tahiri, ai u kujdes t'i jepte postin e rëndësishëm, duke e mbajtur sërish pranë vetes. 

 

 

Të fundit