Flash News

KRYESORE

Partia Socialiste mbyll fushatën në Tiranë, Rama bën bilancin e 4 viteve qeverisje

Partia Socialiste mbyll fushatën në Tiranë, Rama bën

Partia Socialiste mbyll sot fushatën elektorale në Tiranë nga ku kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e 4 viteve qeverise.

Rama tha se  44 muaj më parë vendi ka qenë i zhytur në borxhe të pashlyera duke filluar nga drekat dhe darkat e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit.

Sipas Ramës kryefjala e katër viteve më parë ka qenë krimi që shqetësonte këdo, por sot nuk ka më duke filluar nga ai, deputetë apo ministra të mos respektojnë semaforët.

“Gjetëm borxhe të papaguara për çdo sektor dhe shërbime të qeverisë. Ishin pa paguar darkat dhe dreket e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit. Katër vjet më parë kemi qenë këtu në këtë shesh kur ndërmorëm rrugëtimin tonë për të Rilindur Shqipërinë dhe dëshiroj që të gjithë që janë këtu por dhe ata që po na ndjekin ta kthejnë kokën pas. Kryefjala e katër viteve më parë ka qenë krimi që shqetësonte këdo. Katër vjet me parë arsim profesional ishte një shkretëtire, ndërsa arsimi parauniversitar ishte një torturë. Matura shtetërore ishte një kopje shtetërore. Lulëzonin Universitetet që jepnin diploma pa asnjë vlerë që shkatërronin ëndrrat e mijëra e moijëra të rinjve. Gjithë Shqipëria para katër viteve pihej duhan në çdo mjedis publik, ndërkohë që gura e policit të shtetit ishte bërë gura më qesharake”.

 Rama tha se para katër viteve njerëzit mund të niseshim për protesta por nuk e dinin a do ktheheshin në shtëpi.

“Qytetarët ishin të detyruar të shkonin pas berihajit dhe të duartrokisnin kryeministrin, kryetaren e Kuvendit në çdo qytet, që nga fëmijët e kopshteve dhe deri tek pleqtë e azileve. Kush e kishte menduar se Policia e Shteti do të gjobiste ministrat dhe deputet. Sot duke filluar nga unë, nuk ka më deputetë, ministra të mos respektojnë semaforët. Nuk ka rritje të punësimit nëse s’ka arsim profesional”, tha Rama.

Të fundit