Flash News

KRYESORE

Partitë arrijnë në një marrëveshje, Maqedonia e Veriut zgjedhje më 15 korrik

Partitë arrijnë në një marrëveshje, Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut mban zgjdhjet e përgjithshme parlamentare në 15 korrik. Kjo është ajo çfarë ka njoftuar ish kryeministri dhe njeherazi kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë një konference për shtyp ditën e sotme.

“Që të mos vuajë populli, kemi vendosur 15 korrikun si datë të fundit dhe përfundimtare për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Zaev, teksa thekson se ai së bashku me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për datën e zgjedhjeve. Zaev deklaroi se me Mickoskin kanë arritur në një marrëveshje duke u pajtuar që zgjedhjet të mbahen me 15 korrik.

Ndërkaq, në respektim të masave anti-COVID, është vendosur që shprehja e vullnetit politik për të  vetizoluarit do të jetë në datat 13 dhe 14 korrik.

Më herët, qeveria mbetej e vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 korrik, ku sipas LSDM kjo datë ishte në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Mirëpo, kjo datë ishte e kundërshtuar nga partia më e madhe e opozitare, VMRO-DPMNE, e cila kërkonte zgjedhje nga mesi i muajit.

Atë kohë OSBE dhe ODIHR njoftuan se do të dërgonin një mision të veçantë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ftesë të qeverisë për të monitoruar zgjedhjet e 5 korrikut.

Të fundit