Flash News

KRYESORE

Partitë e djathta europiane: Guaido do t’i jap fund krizës politike dhe humanitare në Venezuelë

Partitë e djathta europiane: Guaido do t’i jap fund krizës

Partitë Popullore Europianë kanë mirëpritur vendimin e Parlamentit Europian që njohu Juan Guaido si president të përkohshëm të Venezuelës.

Sekretari i Përgjithshëm i PPE, Antonio Lopez-Isturiz, shprehet se kjo është një mundësi e mirë për t’i dhënë fund krizës politike dhe humanitare në shtetin latin.

"Parlamenti Evropian është institucioni i parë Europian që njeh Juan Guaido si president i përkohshëm i Venezuelës. Kjo sjell popullin venezuelian më afër lirisë, drejtësisë, prosperitetit dhe respektit për të drejtat e njeriut. Tani shpresoj që nënkryetari i Komisionit, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Politikën e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, si dhe Shtetet Anëtare të BE-së të bashkohen me këtë njohje për të rivendosur demokracinë. Ne jemi të bindur se Juan Guadió është njeriu që udhëheq Venezuelën për zgjedhje të drejta, transparente dhe demokratike", deklaron Isturiz.

"Kjo është një mundësi e vërtetë për të ndaluar krizën politike dhe humanitare që venezuelasit vuajnë nën regjimin e Maduros. Bashkimi Evropian dhe aleatët e saj duhet të tregojnë lidership dhe të lidhen me lirinë dhe demokracinë. Është detyra jonë morale dhe politike".

"Arrestimi i gazetarëve, mes tyre shtetasve të BE, në Caracas mbrëmë është një nga shembujt më të fundit të veprimeve të regjimit të Maduro ndaj lirisë”, perfundoi ai.

PPE është partia më e madhe dhe më me ndikim në nivel evropian e qendrës së djathtë, që aktualisht përfshin 80 parti anëtare dhe partnerë nga 42 vende.

Të fundit