Flash News

KRYESORE

Partitë politike e neglizhojnë, KQZ: Dorëzoni raportet, nga 1 prilli aplikohen gjoba   

Partitë politike e neglizhojnë, KQZ: Dorëzoni raportet, nga 1

Ndonëse Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u ka kërkuar partive politike vazhdimisht me thirrje zyrtare dhe publike që të dorëzojnë raportet financiare vjetore për vitin 2017, duket se disa prej tyre nuk “ia kanë vënë veshin”.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha në një deklaratë për mediat u bëri sërish thirrje dhe u kujtoi se kanë afat deri më 31 mars, në të kundër do të aplikohen gjoba deri në 500 mijë deri në 1 milion lekë të vjetra.

“Nga 128 parti politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, deri tani e kanë dorëzuar raportin vetëm 18 parti politike afati për dorëzimin e raporteve financiare është data 31 mars 2018 dhe shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e tyre në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga KQZ, në zbatim të nenit 23/4 të ligjit “Për partitë politike”, dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë”, shprehet Hoxha, e cila po ashtu fton ekspertët kontabël të licensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik 2017, në mbështetje të nenit 23/2, pika 2 të ligjit nr. 8580, ‘Për Partitë Politike”.  

“Ekspertët  kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet të plotësojnë edhe këto kritere:

Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licensuar në 5 vitet e fundit.

Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël.

Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit.

Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse.

Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit.

Pas shfaqjes së interesit nga ekspertët kontabël pranë KQZ-së, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga KQZ, do të përcaktohen edhe ekspertët që do të bëjnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2017 nga partitë politike”, u shpreh zëdhënësja e KQZ.

Auditët e interesuar të dorëzojnë pranë KQZ-së brenda datës 08.04.2018, këtë dokumentacion:

 Kërkesë aplikimi;

Deklaratë e nënshkruar nga kandidati  lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipërcituara

 

  

Të fundit