Flash News

KRYESORE

Partitë Popullore Europiane thirrje qeverisë: Respektoni të drejtat e opozitës; demokracia parlamentare në rrezik

Presidenti i Partive Popullore Europiane Josef Daul është shprehur i shqetësuar lidhur me situatën e demokracisë në Shqipëri. Pas ngjarjeve të sotme në kuvend, Daul ka reaguar përmes një postimi se të drejtat e opozitës në parlament duhet të respektohen.

“Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të  lira dhe të ndershme, blerja e votës është e papranueshme. Të drejtat e opozitës duhet të respekton në parlament. Duhen më shumë përpjekje për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përfshirë edhe implementimin e ligjit të dekriminalizimit”.

Seanca e sotme parlamentare u shoqërua me disa incidente. Ishte fillimisht kryeministri Rama që ofendoi kreun e PD-së, Lulzim Basha. I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Edi Paloka, që i hodhe bojë kreut të ekzekutivit.

Të fundit