Flash News

KRYESORE

Partizani humb minimalisht, dështon edhe në transfertë

Partizani humb minimalisht, dështon edhe në transfertë

Partizani i ka dhënë lamtumirën pjesëmarrjes në Ligën e Europës që në turin e parë të turneut duke u eliminuar nga Bullgarët e Botev Plovdiv.

Të kuqtë ishim mposhtur 3-1 në shtëpi dhe kishin një detyrë shumë të vështirë në sfidën e kthimit që u luajt sot në Burgas. Një gol i Brisola i dha avantazhin pas 22 minutash ekipit vendas që krijoi edhe disa mundësi të tjera para portës së Partizanit, pro u ndal nga Hoxha, i vëmendshëm përballë sulmuesve kundërshtare. Në pjesën e dytë, edhe Partizani krijoi disa mundësi të mira shënimi, sidomos në fundin e ndeshjes kur në lojë u futën Mazrekaj dhe Sukaj, por asnjë prej tyre nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë për të realizuar golin e barazimit që do të kishte qenë një ngushëllim i vogël për ekipin.

Pas vërshëllimës përfundimtare dhe humbjes 1-0, skuadrën shqiptare e pret një rrugëtim i gjatë kthimi përsëri në Shqipëri, ku me shumë mundësi klubi do të bëjë riorganizim të plotë, me largimin e Starovës nga posti i trajnerit, duke afruar një tjetër teknik.

Të fundit