Flash News

KRYESORE

Partizani kujton legjendën Panajot Pano, ka fituar gjithçka në futbollin tonë

Partizani kujton legjendën Panajot Pano, ka fituar gjithçka në

Panajot Pano nuk jeton më, por ka pafund arsye për ta kujtuar. Për tifozët e Partizanit, por edhe për futbolldashësit shqiptarë, ai është një legjendë e këtij sporti.

Ai konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë e futbollit shqiptar. 10 vite më parë Pano u nda nga jeta dhe te Partizani nuk harrojnë ta kujtojnë këtë ikonë të lojës më të bukur.

POSTIMI I PARTIZANIT

Sot mbushet një dekadë që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville,Florida, SHBA. Pano, i cilësuar si “Legjenda e Futbollit” shqiptar, përgjatë karrierës së tij 18- vjeçare si futbollist me performancën e shkëlqyer dhe golat e shënuar ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar.

Me fanellën e Partizanit Pano në 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 tituj kampion dhe 5 kupa, ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë regjistron 24 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola. Një karrierë e shoqëruar me shumë lavdi dhe mjaft tituj individual përfshirë:

“Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”, akorduar nga FSHF në vitin 2003, “Lojtari i Shekullit”, akorduar nga UEFA/FIFA, “Nderi i Kombit”, akorduar nga ish-presidenti republikës, Bamir Topi, në vitin 2009, “Simboli Qytetit të Tiranës”, titull i akorduar nga kryetari Bashkisë, Erion Veliaj, në vitin 2017.

Figura e Panajot Panos dhe emri i tij mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozerisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar.

https://www.facebook.com/partizaniclub/videos/2510792499206317/

Të fundit