Flash News

KRYESORE

Partizani mposht Vllazninë në fund, fiton edhe Tirana

Partizani mposht Vllazninë në fund, fiton edhe Tirana

Skënderbeu-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani sot ishin dy ndeshjet e shumëpritura në kampionatin shqiptar. Ndeshja e parë u mbyll në barazim pa gola, kurse të dytën e fituan 1-3 "Demat e Kuq".

Skënderbeu ishte më ngulmues, por edhe i pafat në shtëpi. Në fillim iu anulua një gol i shënuar nga Meksi. Kukësi pati momente të mira në pjesën e dytë me Abazajn, por goli jo vetëm që vonoi, por nuk erdhi kurrë.

Në Shkodër, ndërkohë, Partizani fitoi me gola të brazilianit Cordeiro dhe dyshes Cinari-Asani. Goli i mesfushorit Krymi nuk i dha asgjë Vllaznisë, edhe pse shkodranët treguan një nivel të lartë loje.

Në ndeshjen tjetër, Tirana fitoi 2-1 me Laçin, duke e siguruar këtë rezultat që në pjesën e parë.

Të fundit