Flash News

KRYESORE

Partizani rikthehet te fitorja, Sormani merr frymë ndaj Luftëtarit

Partizani rikthehet te fitorja, Sormani merr frymë ndaj Luftëtarit

Partizani ka fituar ndaj Luftëtarit me rezultatin 0-3 në një transfertë delikate në Gjirokastër. Ekipi i "Demave" reagoi pas 3 humbje radhazi nën drejtimin e Adolfo Sormanit.

Tekniku italian arrin të shijojë pikët e para dhe e bën me një fitore të pastër. Solomon shënoi duke i dhënë avantazhin, ndërsa Broja dhe William Cordeiro i vunë vulën fitores së të kuqve.

Partizani merr frymë dhe kap vendin e tretë me 31 pikë, po aq sa Teuta, por ka një ndeshje më shumë. Luftëtari duket i pashpresë për të qëndruar në Superiore.

https://streamable.com/7dbq6

Të fundit