Flash News

KRYESORE

Partizani – Skënderbeu, derbi që do të ndezë superligën. Luliano: Nuk kemi probleme me golin...

Partizani – Skënderbeu, derbi që do të ndezë

Kjo fundjavë në superligën shqiptare kulmon me përballjen e Skënderbeut me Partizanin. Sfida pritet të jetë shumë përcaktuese për objektivat e Skuadrës, që në këtë fillim kampionati nuk janë paraqitur në formën e tyre më të mirë.

Në veçanti Partizani i cili ka vuajtur gjetjen e golit në dy ndeshjet e para, por për trajnerin Luliano ky nuk është problem për të kuqtë, pasi skuadra do të zhbllokohet në Korrcë.

“Problemi i golit nuk ekziston, pasi do të ishte i tillë vetëm nëse nuk do të krijoheshin raste. Natyrisht po punojmë shumë edhe nga pikëpamja e gjuajtjeve në portë. Mendoj se, herët apo vonë goli do të vijë. Ndeshja me Skënderbeun vlen shumë nga pikëpamja e 3 pikëve dhe nga morali, i jep rëndësi punës që po bëjnë lojtarët. Skënderbeun e kemi studiuar shumë mirë dhe është skuadra që po përfaqëson Shqipërinë në Europë, po e bën mjaft mirë”, tha trajneri i Partizanit, Mark Iuliano.

Të fundit