Flash News

KRYESORE

Parukeri, bare e lokale lotosh, Tatimet gjobisin 760 biznese në dy javët e fundit

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka ndëshkuar 758 biznese, nga 1574 të kontrolluara në të gjithë vendin. Nga kontrollet janë vënë re shkelje të ndryshme si moslëshim kuponi tatimor, tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale etj.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Hetimit Tatimor po vijon kontrollet në terren për të identifikuar subjektet me risk.

Referuar të dhënave nga kjo drejtori, për periudhën 1- 15 nëntor janë kontrolluar 1,574 subjekte, nga të cilat 758 janë konstatuar me shkelje të legjislacionit tatimor. Vlera e penalizimeve për këto subjekte është rreth 26.7 milionë lekë.

Ku më kryesoret renditen si më poshtë:

✅12 tatimaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë).

✅39 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore. Për ata është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së.

✅268 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë).

✅34 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 39 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.

✅148 tatimpagues janë konstatuar që disponojnë mallra pa dokumentacion tatimor.

✅102 tatimpagues janë penalizuar për mosdeklarim të punonjësve, ku 92 janë subjekte të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 10 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.

Kontrollet e strukturave të specializuara të Hetimit Tatimor janë përqendruar në subjektet që ushtrojnë veprimatari ekonomike në qendrat e qyteteve: Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë.

Të fundit