Flash News

KRYESORE

Parulla anti-shqiptare në Manastir, reagon Tirana: Akt që kërkon të nxisë tensione, autoritet të hetojnë autorët

Parulla anti-shqiptare në Manastir, reagon Tirana: Akt që kërkon

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për disa parulla anti-shqiptare në hapësira publike në qytetin e Manastirit, në Maqedoni. Duke shprehur keqardhjen për këtë akt, MPJ dënon gjuhën e urrejtjes për të cilën thotë se nuk ndodh për herë të parë në Manastir, qyteti i kongresit historik të gjuhës shqipe.

Tirana kërkon nga autoritetet maqedonase që të hetojnë dhe të vënë para përgjegjësisë autorët e këtyre sulmeve që kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve.

Ministria e Jashtme i përgjigjet Moskës pas akuzave ndaj Ramës: Të tronditur nga deklarata, por ashtu si ju edhe ne jemi jashtë diskutimeve të brendshme të Maqedonisë

Reagimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e saj dhe dënon gjuhën e urrejtjes së përdorur në mbishkrime në hapësira publike në Manastir, në adresë të shqiptarëve. Nuk është hera e parë që Manastiri, qyteti i kongresit historik të gjuhës shqipe dhunohet qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve.

MEPJ u kërkon autoriteteve të Maqedonisë të hetojnë dhe të venë para përgjegjesisë autorët e këtyre sulmeve, të cilat bien ndesh e cënojnë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në Maqedoni e në gjithë rajonin. 

Të fundit