Flash News

KRYESORE

Pas 13-vjeçares, dyshime për një tjetër rast abuzimi në Kavajë

Pas 13-vjeçares, dyshime për një tjetër rast abuzimi

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se një tjetër rast abuzimi seksual dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Kavajës. Duke folur në emisionin ‘Opinion’, Lala deklaroi se sipas një informacioni, psikologia e bashkisë ka ngritur dyshime për abuzim të mundshëm me një vajzë të mitur, prindërit e së cilës janë me probleme të shëndetit mendor.

Psikologia ka ngritur dyshime se vajza mund të jetë objekt abuzimi, por pa patur ndonjë fakt konkret.

Lala sqaroi se policia i ka dërguar informacionet në qendrën e mbrojtjes së fëmijëve për të mësuar nëse ka ndonjë indicie konkrete. Publikimi i rastit të 13-vjeçares duke se ka rritur vëmendjen ndaj rasteve të tilla.

Të fundit