Flash News

KRYESORE

Pas 15 vitesh, Ermal Fejzullahu rikthen "Për një dashuri" në bashkëpunim me Butrint Imerin

"Për një dashuri" është një nga baladat më të fuqishme të asaj kohe kur u publikua, në 2005-ën. Sot e kësaj dite, kjo këngë që u soll nga Ermal Fejzullahu, renditet si ndër të preferuarat e repertorit të këngëtarit dhe ndër baladat më të ndjeshme të kohës.

Këtë këngë, Fejzullahu e ka risjellë sot në një version remix, në bashkëpunim me Butrint Imerin. Kënga sapo është publikuar me klipin që është xhiruar me të dy këngëtarët.

Kënga e ripunuar ka më shumë ritëm dhe prezenca e Butrintit i ka dhënë një tjetër nuancë këngës, megjithatë, versioni i parë ngelet ikonik.

Për të gjithë ju nostalgjiket, më poshtë keni dy versionet:

Të fundit