Flash News

KRYESORE

Pas 16 orësh diskutim, ministrat e BE nuk e gjetën ‘gjuhën e përbashkët’ mbi planin e shpëtimit ekonomik nga koronavirusi

Pas 16 orësh diskutim, ministrat e BE nuk e gjetën ‘gjuhën

Pas 16 orësh diskutimesh, 19 ministra europianë të  Financave nuk ja dolën të gjejnë gjuhën e përbashkët për planin e shpëtimit ekonomik nga Covid-19.

Burime diplomatike bëjnë me dije se mosmarrëveshja mes përfaqësuesve të Italisë dhe Holandës rreth kushteve që duhet t’i bashkëngjiten kredisë se eurozonës për qeveritë që luftojnë kundër pandemisë, po bllokon arritjen e një ndihme prej 500 miliardë eurosh, raporton Irishtimes.

Franca dhe Gjermania, nga ana e tyre ranë në një mendje për kompromis për zhbllokuar situatën.

"Pas 16 orësh bisedimesh, asnjë marrëveshje e Eurogroup mbi reagimin ekonomik ndaj krizës së koronavirusit. Ne rifillojmë nesër", shkroi ministri francez i financave, Bruno Le Maire.

"Së bashku me ministrin gjerman Olaf Scholz, ne i bëjmë thirrje të gjitha shteteve evropiane që të ngrihen në sfidat e jashtëzakonshme për të arritur një marrëveshje ambicioze”, shtoi më tej ministri francez.

Burimi: Irishtimes.com

Të fundit