Flash News

KRYESORE

Pas 2 dështimeve të kryeministrit, zëdhënësja e PD-së shpjegon fiksimin e Edi Ramës

Pas 2 dështimeve të kryeministrit, zëdhënësja e

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në një reagim të saj në rrjetin social ‘facebook’ ka folur për dy dështimet e kryeministrit Edi Rama dhe për fiksimin e tij të madh.

Sipas Zhupës, Rama nuk e ka merakun te mirëqeverisja, por te fiksimi i tij për të hapur portale, me të cilat ka dështuar 2 herë, me ‘stopkorrupsioni.al’ dhe ‘trasparenca.al’.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Rama vazhdon shpall hapje të portaleve që do të zgjidhin korrupsionin në administratën shtetërore dhe do japin të drejtat qytetarëve. Nuk është hera e parë që hap të tilla dhe siç është tradita nuk do jetë as e fundit.

 Rama hapi stopkorrupsioni.al dhe hic asgjë. Hapi trasparenca.al dhe hic prap asgjë. Hapi portalin mësues për Shqipërinë dhe përsëri hiç asgjë se ata që deshën morën në punë dhe ata që nuk dilnin emrat në emailet e partisë socialiste nuk kishin më punë.

Portalet e Ramës nuk funksionojnë sepse ata që denoncohen aty, ata që bëjnë korrupsionin, që kanë lidhje me oligarkët janë rrethi i tepsisë ku Maliqi që bën ligjin është vetë Rama. Kështu që sa kohë të jetë Maliqi nuk ka portal që mund të kthej të drejtën e ligjit qytetarëve.

Mirëpo hapja e portaleve nuk e ka shpjegimin tek meraku për mirëqeverisje por tek fiksimi i Ramës për të kapur edhe portalet në Shqipëri. Ku ka dështuar dhe sja ka dalë dot, siç ka bërë me mediat tradicionale.

 

Të fundit