Flash News

KRYESORE

Pas 2 marsit, Meta paralajmëron të tjera protesta: Deri në 2022, nuk synoj, as për Kryeministër, as për kryetar opozite

Pas 2 marsit, Meta paralajmëron të tjera protesta: Deri në 2022,

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do të thërrasë të tjera protesta në të gjithë vendin.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan se deri në fund të mandatit të tij si president, nuk synon as postin për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite, por do të vazhdojë protestat në të gjithë vendin sipas tij derisa të rivendoset vullneti i sovranit në çdo institucion.

“Mos u lodhni kot me konspiracione!

Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë!

Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022!

Nuk synoj, as për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëherë. Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion.

Po, qeveria duhet të ketë frikë nga POPULLI, jo POPULLI nga qeveria”, shkruan Meta këtë mëngjes.

Pas manifestimit/ Ilir Meta thërret në zyrë Bashën, 60 minuta ‘tet a tet’

Të fundit