Flash News

KRYESORE

Pas 25 vitesh, Berisha nxjerr përgjimet ndaj Ramës: SHIK e ndoqi në Paris me diplomaten greke. Mund ta ketë rekrutuar

Pas 25 vitesh, Berisha nxjerr përgjimet ndaj Ramës: SHIK e ndoqi

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka nxjerrë mbrëmjen e sotme një informacion për Edi Ramën, sot kryeministër.

Sipas Berishës, Rama në 1992-1996, asokohe gazetar e artist, është shoqëruar me një diplomate greke, e cila mund ta ketë rekrutuar për informacione për Shqipërinë.

“Rama ishte e lidhur me një diplomate greke. Në vitet ’92-'96. Rama ndiqej për lidhjen me këtë zonjën. Në Paris ikën të dy.  Se cila ishte lidhja me diplomatën greke, erotike apo pune, nuk e di. Po të ishte lidhje erotike nuk do merresha me të. E ka përgjuar shërbimi. Ai u zhduk bashkë me të. Shërbimi informativ e ndiqte Edi Ramën, por nëse e rekrutoi ky atë apo ajo këtë, nuk e di. Nga përgjimet dilnin shitjet e vizave, dilnin gjëra të tmerrshme. Po të pyesësh shërbimin, ajo e rekrutoi. SHIK raportonte me ligj te Presidenti  i asokohe (Sali Berisha)”.

I pyetur më tej, se përse Berisha e nxorri tani këtë informacion, ai u shpreh: "Kanë kaluar 25 vite dhe ky informacion deklasifikohet. Kishte dyshime se është në bashkëpunim me të”.

Të fundit