Flash News

KRYESORE

“Pas 28 qershorit, marrëdhënia me Qeverinë do ndryshojë”, paralajmërimi i prerë i PD në Komisionin e Sigurisë

“Pas 28 qershorit, marrëdhënia me Qeverinë do

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka paralajmëruar se pas 28 qershorit, kur vendet anëtare të BE-së të kenë marrë vendimin për negociatat me Shqipërinë, do të ndryshojë edhe raporti midis opozitës dhe mazhorancës.

Noka ka lënë të kuptohet se do të ketë radikalizim të aksionit opozitar sepse negociatat nuk do të hapen për shkak se Qeveria e Edi Ramës ka dështuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ne si opozitë jemi këtu për tju thënë se pas datës 28 qershor marrëdhënie jonë me ju do ndryshojë. Nuk do pranojmë më që Rama të mbajë peng të ardhmen europiane të këtij vendi, nuk do të pranojmë që në këtë vend të ketë qeveritarë që nuk mendojnë për të ardhmen por vetëm për karrigen e tyre dhe për thasët e tyre”, tha Noka gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë.

Deputeti demokrat akuzoi kryeministrin Rama se nuk ka për qëllim ta çojë vendin drejt anëtarësimit në BE, por të bashkëpunojë me kriminelët.

Për shkak të Turqisë, Sebastian Kurz i gatshëm të ‘hedhë në erë’ marrëveshjen për emrin e Maqedonisë. Kërcënohet edhe Shqipëria

Të fundit