Flash News

KRYESORE

“Pas 30 qershorit do fokusohet te bebja”, kryebashkiakja i përgjigjet Ramës: Do kandidoj sërish

“Pas 30 qershorit do fokusohet te bebja”, kryebashkiakja i

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se Miranda Rira do të fokusohet vetëm tek bebja pas 30 qershorit, ka ardhur edhe reagimi i vetë kryebashkiakes së Prrenjasit.

Rira, e cila është bërë nënë prej pak ditësh, ka zgjedhur t’i përgjigjet kryeministrit Rama duke thënë se do të kandidojë sërish për të marrë Bashkinë e Prrenjasit, gjithmonë nëse LSI-ja hyn në zgjedhje.

“Nëse do ketë zgjedhje, unë do kandidoj sërish”, tha Rira për BalkanWeb, duke i faturuar kryeministrit Rama edhe lënien pa ushqim të fëmijëve në çerdhet e kopshtet e Prrenjasit, si pasojë e mos miratimit të buxhetit nga socialistët në këtë bashki.

“Ajo që më shqetëson mua sot nuk është se çfarë mendon Rama për gratë, për fitoren time në Qershor, apo për fëmijët e mi, por më shqetëson çfarë ai mendon për fëmijët e Prrenjasit. Edhe pse jemi në Prill, bashkia Prrenjas është e vetmja bashki në Republikën e Shqipërisë e cila s’ka buxhet, ku fëmijët e kopshteve dhe të çerdheve janë pa ushqim, dhe banorët pa shërbimet bazike. Klika e PS me dy deputetët e zonës, Taulant Balla dhe Nurie Belba qëllimisht kanë bllokuar çdo përpjekje për miratimin e buxhetit 2019, duke paralizuar çdo shërbim ndaj banoreve. Për këtë duhet të fliste Rama dhe Balla sot, jo për andralla e agroturizëm”, tha Rira.

Të fundit