Flash News

KRYESORE

Pas 4 vitesh largohet nga "Portokalli", aktorja kalon në programin konkurrent në Klan

Disa ditë më parë, Turjan Hysko përmes disa postimeve në Instastory tregoi se "Klanifonia" do kishte një surprizë. Tashmë u mor vesh për çfarë e paska pasur fjalën.

Për Delinda Dishën, aktoren e suksesshme të "Portokallisë". Ajo ka spikatur në programin e humorit në Top Channel, ku prej katër vitesh ka luajtur disa role.

Roli i saj më i spikatur dhe që i dha famën më të madhe ishte ai i ish-drejtoreshës së Tatimeve.

Nga postimi i Turit kuptohet se Delinda do t’i bashkohet emisionit të tij,  “Klanifornia Show”. “Delinda Disha në “Klanifornia”! Ku qëndron problemi këtu?”, shkruan Turi mbi foton e saj.

"Klanifonia" është një ripunim i "Duplex" dhe këtë vit vjen në një format krejt ndryshe, ku i janë shtuar disa emra kastit të aktorëve, si dhe si moderatore do të jetë Marina Vjollca.

Të fundit