Flash News

KRYESORE

Pas 7 vitesh, Tuna dhe Dafina bëhen sërish bashkë. Publikojnë foto si goca “të çmendura” nga SHBA

Pas 7 vitesh nga bashkëpunimi i tyre me 2PO2, Tuna Sejdini dhe Dafina Zeqiri janë bërë sërish bashkë. Kur në jetë erdhi i biri i Tunës, Dafina Zeqiri i komentoi publikisht në rrjetet sociale duke e uruar. Më vonë edhe Tuna filloi të komentonte në fotot e Dafinës.

Diçka ndodhi përmirë mes dy gocave dhe ata u miqësuan sërish. Ky pajtim në fakt nuk reflektohet thjesht me komente në rrjetet sociale.

Tuna ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Patrisin dhe djalin. Atje ajo ka përfituar nga rasti për të takuar miken e saj të vjetër, Dafinën.

Ka qenë Dafi ajo që ka publikuar një foto me Tunën ku të dyja duken shumë të lumtura. 

 

Të fundit