Flash News

KRYESORE

Pas 8 orë kërkimesh, policia dhe banorët e zonës gjejnë dy turistët; kishin mbetur të bllokuar në Bjeshkët e Kaprres

Pas 8 orë kërkimesh, policia dhe banorët e zonës gjejnë

Policia njofton se pas 8 orë kërkimesh, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës, u bë e mundur gjetja e dy turistëve, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Bjeshkët e Kaprres.

Policia bën të ditur se është njoftuar në orët e pasdites së djeshme, se në afërsi të Bjeshkëve të Kaprres, dy turistë, S. C., 27 vjeçe nga Holanda dhe C. S., 33 vjeç nga Irlanda e Veriut, kanë ngatërruar rrugën për të dalë në qafën e Valbonës dhe kanë dalë në vendin e quajtur “Qafa e Pejës”.

Nga shërbimet e Policisë në Theth bashkë me banorët e zonës pas 8 orë kërkimesh, u bë e mundur gjetja e tyre në vendin e quajtur “Maja e Jezercës” në një zonë të thepisur dhe me rrezik për jetën e tyre.

Policia ka bërë transportimin e turistëve për në Theth të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

 

Të fundit