Flash News

KRYESORE

Pas 8 vitesh, çifti i njohur i jep fund martesës

Aktorët e njohur, Channing Tatum dhe Jenna Dewan janë ndarë pas 8 vitesh martesë.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë çifti nëpërmjet një deklarate të përbashkët në rrjete sociale.

Ata janë shprehur se ndarja nuk ka ardhur si rezultat i ndonjë skandali, por ka qenë një vendim paqësor i të dy aktorëve.

“Përshëndetje! Kemi diçka shumë të rëndësishme për t’ju thënë. Jetojmë në kohëra në të cilat e vërteta mund të shtrembërohet, prandaj duam t’ju tregojmë të vërtetën, ta lexoni këtu dhe të jeni të bindur që s’është shpikje. Kemi zgjedhur me dashuri të ndahemi si çift. Ne ramë në dashuri me njëri-tjetrin shumë kohë më parë dhe kaluam vite magjike bashkë. S’ka ndryshuar asgjë, e duam shumë njëri-tjetrin , por kjo dashuri po na çon në rrugë të ndryshme. Nuk ka sekrete dhe as ndodhi skandaloze në qendër të vendimit tonë. Jemi thjesht dy miq të mirë që po kuptojmë se është koha të kërkojmë pak hapësirë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin të jetojmë të lumtur dhe të përmbushur. Jemi ende një familje dhe do të jemi gjithmonë prindër të përkushtuar për vajzën tonë, Everly-n. Nuk komentojmë asgjë më shumë dhe ju falenderojmë që po respektoni privatësinë e familjes sonë. Ju dërgojmë dashuri të gjithëve, Chan & Jenna”, shkruhet në deklaratën e tyre.

Ata u lidhën në vitin 2006 ndërsa në 2009 vendosën të martoheshin.

Të fundit